Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave ka mësuar të martën kundërshtaren e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027.
Vajzat tona përballen me Estoninë.
Ndeshjet zhvillohen në fund të tetorit, ndërsa në ndeshjen e dytë Kombëtarja jonë luan në shtëpi.
Kombëtarja e Kosovës ishte e para në vazon e parë, ndërsa Estonia e fundit në vazon e dytë. Synimi i parë i këtyre kualifikimeve është kalimi me sukses i fazës së parë kualifikuese.
Në dy edicionet e kaluara Kombëtarja jonë e ka kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese për Botëror.