Hendollistët e Kombëtares së Kosovës e luajnë ndaj Italisë nikoqire ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Ndeshja Itali – Kosovë do të zhvillohet më 23 gusht nga ora 20:00 në Fasano.
Më 25 gusht hendbollistët tanë luajnë ndaj Egjiptit nga ora 11:00.
Më 27 gusht është ndeshja Portugali – Kosovë (17:30).
Pas fazës grupore, më 29 gusht janë ndeshjet e para për plasman. Dhe më 31 gusht janë ndeshjet përfundimtare.
Te hendbollistët marrin pjesë tetë ekipe kombëtare.