Ditë e shtunë dhe mbrëmje e bukur sportive, më 9 prill të vitit 1983, në qytetin e Ferizajt.
Mbi 3 mijë shikues në palestrën e sportit panë lojë me rivalitet të madh dhe fitoren e madhe të ferizajasve me rezultat 19:18 ndaj ekipit serb Metaloplastika e Shabacit, në takimin e javës së 19-të të Ligës së Parë të ish-Jugosllavisë në hendboll.
Sipas gazetës “Rilindja”: “Më semafor ishte rezultati 18:18.
Pas ekzekutimit të nëntëmetërshit, Xhelal Selmanaj e shërbeu mjeshtërisht Bujar Qerimin, trimin e takimit të parmbrëmshëm, i cili në mënyrë fenomenale e mposhti «murin e pakalueshëm» – Mirko Bashiqin.
Gëzimi nuk kishte të ndalur. Kështu e ka kur takohen trimat me trima.
Në një atmosferë vërtetë spektakolare, parmbrëmë, në Pallatin e sporteve ‘Rinia’ në Ferizaj, në praninë e mbi 3,000 spektatorëve, Borci mundi para spektatorëve, kampionin shtetëror,
Metaloplastikën e Shabacit me rezultatin 19:18 (10:9), në një lojë që do të kujtohet gjatë”.
Cërvena Zvezda kryesonte me 25 pikë, pasonin Metaloplastika me 24, Zhelezniçari i Nishit me 22, Proleteri 21, ndërsa ekipi ferizajas renditej në vend të 11-të me 18 pikë.
Borci nga Ferizaj – Metaloplastika 19:18
Takimin e referuan Tripkoviqi e Popoviqi të Nishit. Shtatëshet. Borci 6 (4), Metaloplastika 2 (2). Përjashtimet: Borci 4 minuta, Metaloplastika 8.
Borci: Skënder Sahiti, Hasan Bajrami 1, Xhelal Selmani 3, Aziz Makiqi 10, Nebojsha Gërkoviqi, Alfred Llazari 1, Sefedin Reçica, Muhamet Kilaj, Afrim Rexhepi, Bujar Qerimi 4, Leonard Llazari dhe Kasim Kamenica.
Metaloplastika: Bashiqi, Portner 4, Vukoviq 2, Novakoviq 2, Simonoviq, Millosheviq, Qoliq, Vujoviq 9, Gajiq, Rashiq, Kuzmanovski 1 dhe Karanoviq. Shiko më pak