Vëllaznimi i Gjakovës ka udhëtuar të premten për në Tallin të Estonisë.
Në këtë vend, gjakovarët do t’i luajnë dy ndeshjet e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).
Vëllaznimi përballet me skuadrën Tallina Mistra.
Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 13:00, ndërsa ndeshja e dytë të dielën po nga ora 13:00.
Vëllaznimi për herë të dytë luan në Evropë. Debutoi në edicionin gaues 2021/2022, kur po ashtu luajti në Kupën Evropiane.