Besa Famgas mposhtet nga ekipi grek në Pejë

Hendboll

Besa Famgas mposhtet nga ekipi grek në Pejë

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 22:40
Besa Famgas

Besa Famgas e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup).

Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas u mposht nga Ionikosi grek me rezultatin 29:22.

Ndeshja ishte e fortë, por mysafirët ishin shumicën e kohës në epërsi. Në pjesën e parë pejanët shfaqën më shumë, kurse në të dytën Ionikosi ka mbajtur epërsi më të lartë.

Deniz Terziqi e Oliver Rabek i shënuan nga pesë gola për Besën. Tri i kishte Elion Vokshi.

Nëntë pritje i bëri Wadi Chebbi.

Ndeshja e kthimit është të shtunën e ardhshme në Athinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat