Prishtina vazhdon me përforcime, Lulzim Shabani firmos

Hendboll

Prishtina vazhdon me përforcime, Lulzim Shabani firmos

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 21:35
Lulzim Shabani

Prishtina e ka ndërmend të jetë sa më e fortë për edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës. 

Pas Rron Ramadanit, janë përforcuar edhe me hendbollistin Lulzim Shabani, përforcim i madh.

“Siç edhe ju paralajmëruam, KH Prishtina vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri.

Klubi i Hendbollit KH Prishtina ka arritur marrëveshje me Lulzim Shabanin, lojtarin më të mirë në pozitën e alo-së në Kosovë.

Shabani njihet për shpejtësinë, saktësinë dhe efikasitetin e tij në lojë, duke qenë një lojtar me përvojë dhe cilësi të dëshmuara, i cili pritet të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Me ardhjen e Lulzim Shabanit, KH Prishtina vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese dhe të fuqishme, me synime të qarta për sezonin e ri dhe objektivat e klubit”, ka njoftuar KH Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat