EHF konfirmon: 10 shtete në garë për organizimin e Kampionatit Evropian 2034

Hendboll

EHF konfirmon: 10 shtete në garë për organizimin e Kampionatit Evropian 2034

Më: 18 shtator 2026 Në ora: 23:36
Topi

Norvegjia, e cila më herët kishte shprehur interes, është tërhequr nga gara.

Kampionati Evropian i hendbollit 2034  (meshkujt) është planifikuar të zhvillohet nga 10 deri më 29 janar, ndërsa Kampionati Evropian i femrave do të zhvillohet nga 28 nëntori deri më 17 dhjetor 2034.

Për organizimin e Evropianit të femrave 2034 kanë shprehur interesim federatat e Danimarkës.

Pas përfundimit të afatit, EHF ka konfirmuar të gjitha federatat që kanë shprehur interes për organizimin e Kampionati Evropian (meshkujt).

Ato janë Austria, Kroacia, Danimarka, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Serbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat