Kombëtarja A e Kosovës në hendboll në konkurrencën e vajzave do të grumbullohet të mërkurën, në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.
Të hënën është publikuar lista e hendbollisteve të ftuara, nga përzgjedhësi Nenad Shoshtariq. Në kamp do të jenë 17 hendbolliste të Kombëtares A, shumica prej tyre tashmë të dëshmuara në sfidat ndërkombëtare, ku në këtë listë janë edhe disa emra të rinjë.
Ndërkohë, në grumbullim janë ftuar tri hendbolliste të reja, që janë kandidate për vend në Kombëtare. Kampi do të zhvillohet deri të shtunën, ndërsa është planifikuar edhe një ndeshje stërvitore.
Kombëtarja pas një muaji i luan dy ndeshje me Estoninë, në kuadër të raundit të parë kualifikues për Botërorin 2027.