“U16 Regional Challenge Cup”, gara që i shërben zhvillimit të gjeneratës së re

Hendboll

“U16 Regional Challenge Cup”, gara që i shërben zhvillimit të gjeneratës së re

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 14:56
Logo e FHK-së

Këtë javë pos Kombëtares A të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, dy sfida të rëndësishme do t’i ketë edhe Kombëtarja U16 e vajzave.

Federata e Hendbollit e Kosovës është tashmë pjesë e “U16 Regional Challenge Cup”. Në këtë garë regjionale, që për synim e ka zhvillimin e duhur të gjeneratës së re të lojtarëve, djemve dhe vajzave, marrin pjesë ekipet kombëtare U16 nga 12 vende të regjionit.

Me vajza, Kosova është në grupin C së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë. Dy ndeshje do të luhen në Kosovë, dy në Bullgari dhe dy në Rumani. Më pas do të jenë edhe ndeshjet për plasman përfundimtar.

Ndeshja e parë e “U16 Regional Challenge Cup” zhvillohet të enjten prej orës 19:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Përballen Kosova dhe Bullgaria.

Të premten prej orës 13:00 është ndeshja mes Rumanisë dhe Bullgarisë, ndërsa të shtunën prej orës 10:00 takohen Rumania e Kosova.

Turneu i dytë i grupit është prej 27 deri më 29 nëntor në Bullgari, ndërsa i treti prej 4 deri më 6 dhjetor në Rumani.

“U16 Regional Challenge Cup” do të zhvillohet edhe te hendbollistët e rinj.

Vajzat e Kosovës U16 janë mbledhur të martën në Prishtinë në prag të dy ndeshjeve të para në garën regjionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat