Kosova U16 e fillon me fitore ligën rajonale

Hendboll

Kosova U16 e fillon me fitore ligën rajonale

Më: 22 tetor 2026 Në ora: 21:39
Kombëtarja U16 e Kosovës

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka nisur me fitore paraqitjen në Ligën Rajonale, përkatësisht në U16 Regional Challenge Cup.

Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kombëtarja jonë fitoi 26:23 ndaj Bullgarisë.

U zhvillua ndeshje e fortë, por vajzat tona shfaqën më shumë në momentet vendimtare.

Natyra Arifi ishte më efikasja te Kosova me gjashtë gola. Pesë i shënoi Jusra Begu e katër Samanda Konjuhaj.

Me plot 12 pritje u dallua portierja Melisa Sefa. Ndër të tjera ajo ndali edhe katër penallti.

Të premten prej orës 13:00 është ndeshja mes Rumanisë dhe Bullgarisë.

Ndërkohë të shtunën prej orës 10:00 është ndeshja Kosovë - Rumani.

Shiko më pak

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat