Malishevë- Të gjitha zyrat komunale dhe institucionet tjera janë të pajisura me material mbrojtës kundër covid-19

Kosova

Malishevë- Të gjitha zyrat komunale dhe institucionet tjera janë të pajisura me material mbrojtës kundër covid-19

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 12:51
Besartë Kryeziu-Ramaj

Në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse dhe manualit për mbrojtje në raport me covid-19, të gjitha zyrat dhe institucionet tjera që janë në ombrellë të komunës, janë të pajisura me material mbrojtëse ndaj covid-19.

Kështu ka bërë të ditur, drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, e cila ka thënë se të gjitha zyrat apo objektet tjera, janë të pajisura mirë me material mbrojtës.

“Të gjitha zyrat komunale dhe drejtoritë, janë të pajisura me material mbrojtës, si maska mbrojtëse, dezinfektues për duar dhe alkool për dezinfektim. Po ashtu edhe objektet tjera që janë në ombrellë të komunës, siç është QKMF dhe qendrat përcjellëse shëndetësore, muzeu i qytetit, biblioteka, salla e sporteve dhe të tjera, janë të pajisura me material mbrojtës”, ka thënë drejtoresha Besartë Kryeziu-Ramaj.

Sipas saj, janë duke u zbatuar të gjitha udhëzimet dhe vendimet që vijnë nga niveli qendrorë përmes shtabit emergjent komunal. Ajo po ashtu kërkon nga qytetarët që të zbatojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për t’u mbrojtur nga covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat