Lladrovci përgëzon Kodhelin: Na përfaqëson denjësisht, në aleancën më të fuqishme që njeh bota

Kosova

Lladrovci përgëzon Kodhelin: Na përfaqëson denjësisht, në aleancën më të fuqishme që njeh bota

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:37
Ramiz Lladrovci dhe Mimi Kodheli

Mimi Kodheli është emëruar zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Për këtë e përgëzuar kryetari i Dreansit, Ramiz Lladrovci duke thënë se, prania e saj në NATO, do të jetë dhuratë për kombin tonë, orientimin tonë, për vlerat euro-atlantike.

Postimi në Facebook:

Përgëzime mikja ime, Mimi Kodheli!

Po, të kam cilësuar Teutë e Shotë, sepse je vlerë e kombit!

Prania Juaj në NATO, do të jetë dhuratë për kombin tonë, orientimin tonë, për vlerat euro-atlantike.

Na përfaqëson denjësisht, në aleancën më të fuqishme që njeh bota.

Je në rrugën ashtu siç e vendosi para shumë shekujsh, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e deri te Komandanti legjendar, Adem Jashari.

Suksese në përgjegjësitë Tuaja.

Krenar me Juve, mikja ime, Mimi Kodheli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat