Si mund të votojnë të infektuarit me koronavirus në Podujevë, tregon KQK-ja

Kosova

Si mund të votojnë të infektuarit me koronavirus në Podujevë, tregon KQK-ja

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 12:21
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Votuesit nga komuna e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut duhet të tregohen të kujdesshëm në ditën e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’iu dërgojë ekipet lëvizëse në shtëpitë e tyre për t’iu mundësuar votimin të gjithë këtyre votuese që i takojnë periudhës 15 nëntor-26 nëntor, por KQZ-ja ka bërë një paralajmërim që kurrsesi të mos tentojnë të shkojnë për të votuar edhe në vendvotimin e tyre.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se votuesit të cilët janë të infektuar me Covid-19 në rast se pasi kanë votuar përmes ekipit lëvizës nga shtëpia e tyre ku janë në karantinë do të dalin të votojnë edhe në vendvotim, atëherë do të bënin dy vepra penale.

Ky sqarim u bë në mbledhjen e KQZ-së, në të cilën u bë e ditur se materialet zgjedhore janë dërguar në dy komunat dhe ato do të shpërndahen për në vendvotime sipas planifikimeve në ditën e zgjedhjeve.

Po në këtë mbledhje, KQZ-ja u dakordua me propozimin e kryetares së KQZ-së që gjatë ditës së nesërme do të vendoset lidhur me kufizimin e numrit të vëzhguesve nëpër vendvotime, me qëllim që të mos krijohen tollovi gjatë ditës së votimit dhe të ruhet distanca ashtu siç kërkohet nga institucionet shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat