Ndërpritet për qarkullim të automjeteve rruga Prizren-Gjakovë për dy javë

Kosova

Ndërpritet për qarkullim të automjeteve rruga Prizren-Gjakovë për dy javë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 16:06
Foto Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të dielën do të ketë ndërpreje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në rrugën Prizren-Gjakovë deri më 15 dhjetor 2020.

Sipas një njoftimi për media thuhet se kjo ndërprerje është duke u bërë për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqes së madhe të punëve në rrugën ekzistuese.

“Njoftojmë qytetarët se të dielën (11 nëntor-15 dhjetor 2020), do te ketë ndërpreje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në rrugen Prizren-Gjakovë (Hyrja në Qytetin e Prizrenit).

Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqes se madhe të punëve në trupin e rruges egzistuese, si dhe në anën tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që mos të vie deri te pengesat në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe kualitetin e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në rrugën Prizren-Gjakovë (Hyrja në Qytetin e Prizrenit)  nga data 30.11.2020-15.12.2020. Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga qytetarët mirëkuptim”, thuhet në njoftim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat