Kurti takon boksierin boshnjak në veri të Mitrovicës, ja historia e tij

Kosova

Kurti takon boksierin boshnjak në veri të Mitrovicës, ja historia e tij

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 21:46
Albin Kurti ka takuar sportistin boshnjak Remzo Mustafiq

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka treguar në Instagram, ka takuar në veri të Kosovës, sportistin boshnjak Remzo Mustafiq.

Kurti ka theksuar se ky sportist i jep mbështetje kandidatit të Vetëvendosjes në veri të Mitrovicës.

Postimi i Kurtit:

Verified

Në veri të Mitrovicës dje takova sportistin e spikatur Remzo Mustafic, një djalë i ri boshnjak që merret me boks. Deri më tani, ai ka qenë dy herë kampion i Kosovës dhe është fituesi i turneut ‘Pavarësia e Kosovës’ dhe i turneut ‘Lah Nimani’ në kategorinë e rëndë 91 kg në gjeneratën U18.

Fitoret e Remzos nuk kanë të ndalur, pasi që ai edhe para disa ditëve ka siguruar medaljen e bronztë për Kosovën në Kampionatin Evropian që u mbajt në Budvë të Malit të Zi. Remzo dhe shumë të rinj të tjerë po shpresojnë që të dielën që vjen Lëvizja VETËVENDOSJE! të del fitimtare në zgjedhjet lokale në komunën veriore të Mitrovicës, për shkak se besojnë që kandidati e programi ynë do ta sjellin ndryshimin.

Remzo Mustafic është i talentuar, por talenti nuk mjafton. Atij e shumë të tjerëve ju nevojiten kushtet e duhura për të ushtruar e për t’u forcuar. Prandaj, Erden Atiq e Lëvizja VETËVENDOSJE! janë mundësia për një fillim të mbarë për rininë tonë e një të ardhme të sigurtë për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat