Rudari voton në përcjellje të familjarëve të tij

Kosova

Rudari voton në përcjellje të familjarëve të tij

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:38
Nexhmi Rudari

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale.

Rudari tha se është ditë e jashtëzakonshme marrë parasysh edhe gjendjen pandemike në vend.

Ai ka bërë apel që votuesit të respektojnë masat anti-COVID, megjithatë në vendvotim vetë ai kishte marrë dy nipat e tij, derisa u pa se me ta iu drejtua kutisë së votimit.

“Është ditë e jashtëzakonshme sepse zgjedhjet janë të jashtëzakonshme por edhe situata është e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Të kryejnë qytetarët obligimin të votojnë, por të mbajnë distancën e maskat, ta kalojmë bashkë këtë”, tha Rudari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat