Së shpejti shpallen procedurat e tenderimit për autoudhën Kievë – Zahaq

Kosova

Së shpejti shpallen procedurat e tenderimit për autoudhën Kievë – Zahaq

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Arban Abrashi

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në një takim pune drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH në Kosovë, Neil Taylor, dhe Arianit Blakaj, bankier kryesor i këtij institucioni në Kosovë.

Në takim u diskutuan projektet infrastrukturore që Ministria e Infrastrukturës i ka me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, me theks të veçantë projektet e rëndësishme që lidhin Kosovën me vendet e rajonit.

Ministri Abrashi falënderoi BERZH-in për mbështetjen e vazhdueshme në projektet infrastrukturore që janë duke u kryer, dhe po ashtu për ato që do të nisin shumë shpejt.

Ministri Abrashi dhe drejtori Taylor diskutuan për finalizimin e procedurave e përgatitjeve për shpalljen e tenderit për autoudhën Kievë-Zahaq, dhe së shpejti do të shpallen procedurat e tenderimit për këtë projekt strategjik për vendin.

Po ashtu u diskutua për fillimin e projektit për zgjerimin e hyrje-daljeve në Komunën e Ferizajit, procesin e rehabilitimit dhe rikonstruktimit të hekurudhave të Kosovës si dhe bashkëpunimin e financimin e projektit të autoudhës, Prishtinë – Merdare.

Taylor bëri të ditur se investimet e BERZH-it në Kosovë do të vazhdojnë, bazuar në kërkesat e Ministrisë dhe duke u përqendruar tek zhvillimi ekonomik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat