3 të shëruar dhe 9 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Kosova

3 të shëruar dhe 9 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:39
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 9 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga kontaktet në terren.

Rastet e regjistruara sot, vijnë nga këto vendbanime: 3 raste Burim, 3 raste Bubavec, 1 rast në Damanek, 1 rast në Marali dhe 1 rast në Bellanicë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020 e deri më sot, gjithsejtë janë regjistruar 449 raste me covid-19, prej tyre 326 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 95 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat