Kardiokirurgu tregon se a ka kushte Kosova për operimin e sëmundjeve të rënda të zemrës

Kosova

Kardiokirurgu tregon se a ka kushte Kosova për operimin e sëmundjeve të rënda të zemrës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:28
Kardiokirurgu Rifat Brahimaj

Kardiokirurgu Rifat Brahimaj, ka folur për sëmundjet e zemrës dhe situatën e rënduar me pandeminë.

Doktor Brahimaj tha se aktualisht në vend ka numër të madh të të sëmuarve kardiak, me sëmundje të zemrës, enëve të gjakut, etj.

Tutje, ai tha se situata me pandeminë e rritë edhe numrin e pacientëve.

“Është vështirësuar gjendja, sigurisht se atyre që preken me koronavirus i përkeqëesohet gjendja”, tha ai.

Doktori bëri të ditur se reparti i Kardiologjisë po punon me staf të reduktuar për shkak të gjendjes me pandeminë.

“Ka pasur probleme me stafin në repartin e kardiologjisë të prekur me koronavirus, ka reduktim të stafit si pasojë e pandemisë”, pohoi ai.

I pyetur se a ka kushte për operacione të rënda, Doktori tha: “Ne mund të kemi probleme me furnizim me materiale shpenzuese, të ndonjë aparature më të sofistikuar sesa në vendet e Evropës, por kemi kuadër të përgatitur që mund të ofrojë shërbimet”.

Po ashtu doktori tregoi se sëmundjet e zemrës vijnë nga hipertensioni, pirja e duhanit, niveli i yndyrnave në gjak etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat