Selmanaj: Partnerët tanë të koalicionit votuan për Vetëvendosjen në Podujevë

Kosova

Selmanaj: Partnerët tanë të koalicionit votuan për Vetëvendosjen në Podujevë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje është duke i vjel frutet e pakënaqësisë së akumuluar ndaj subjekteve të tjera politike.

“Rritja e Vetëvendosjes është aksidentale sesa e organizuar. Është refleksion i akumulimit të pakënaqësive me të gjitha partitë politike. Rritja artificiale do të ndodhë derisa të bindet elektorati”.

Selmanaj ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje po zhvillojnë industrinë e tyre propaganduese.

“Po ndodh mashtrim jo vetëm optik por edhe përmbajtësor. Sjellja 50 ditore që ka ndodhë në Kosovë… sikur t’i bënte LDK, ato, të merrte teste nga Serbia, sikur të pranoheshin dhjetëra mjek serbë, me pasë marrë këshilltar një serb që ka fotografi të Mlladiqit, sikur t’i bënte këto Hoti, në pesë përqind do të binte”, është shprehur Selmanaj.

“Për zgjedhjet në Podujevë duhet analizuar se çfarë ndodhi që humbën. Njëra nga arsyet është jetëgjatësia në pushtet për 20 vjet aty. Mendoj që na duhet analizë e saktë dhe do ta bëjmë. Bazuar në rezultat e fundit në Podujevë nuk kemi shumë dallim. Jemi 300 vota më pak se në zgjedhjet nacionale më 2019. Strukturat e LDK-së i kemi. Duket se ka pasë mobilizim edhe të partive të tjera – që i bie se Vetëvendosje në Podujevë është votuar edhe nga partnerët në koalicion që i kemi. AAK, Nisma që nuk kanë pasur kandidatë dhe njerëzit e tyre e kanë votuar Bulliqin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat