Shpejtim Bulliqi viziton në ditën e parë të detyrës varrin e babait të tij

Kosova

Shpejtim Bulliqi viziton në ditën e parë të detyrës varrin e babait të tij

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Shpejtim Bulliqi te varri i babait

Sot zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

I pari i Podujevës në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka bërë të ditur se sot ka vizituar varrin e babait të tij.

Ai është zotuar se me përgjegjësinë më të lartë do ta kryejë detyrën.

Postimi i tij:

Sot në ditën e parë si Kryetar Komune, e fillova diten duke vizituar varrin e babait Nazmiut, ai i cili ishte pranë meje në çdo sfidë, në të mirë e në të keq.

Pranë varrit të tij, u zotova se me përgjegjësinë më të lartë do ta kryej detyrën time të re.

Unë jam krenar me të, shpresoj që edhe ai sot do të ishte me mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat