UTK dhe Shoqata e Restoranteve dhe Hoteleve Turistike Shqiptare nënshkruan marrëveshje

Kosova

UTK dhe Shoqata e Restoranteve dhe Hoteleve Turistike Shqiptare nënshkruan marrëveshje

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 14:08
Foto gjatë takimit

Unioni i Turizmit të Kosovës dhe Shoqata e Restoranteve dhe Hoteleve Turistike Shqiptare kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim për përfshirjen e pjesës së promovimit dhe trajnimit të stafeve.

Kryetari i Unionit te Turizmit në Kosovë, Baki Hoti ka thënë se kjo marrëveshje përfshinë zbatimin dhe koordinimin në shumë sektor të turizmit, ndërsa thotë se Unioni i Turizmit të Kosovës (UTK) është bërë ambasador nderi i organizatës botërore të turizmit.

Hoti: Përmes kësaj marrëveshje po shpresoj që arrijmë efekte pozitive për të dy anët

“Kam kënaqësi që ta nënshkruajmë këtë marrëveshje bashkëpunimi në mes të Unionit të Turizmit të Kosovës dhe Shoqatës së Restoranteve Turistike të Shqipërisë, me qëllim të koordinimi dhe zbatimit në shumë sektor të pjesës së turizmit, dukë përfshirë pjesën e promovimit, e bashkëpunimit, pjesën e trajnimit të stafeve, ku po shpresojmë që të arrijmë një efekt pozitiv për të dy anët”, ka thënë Hoti.

Hoti është shprehur edhe se Unioni i Turizmit të Kosovës është bërë ambasador nderi i Organizatës Botërore të Turizmit, ku në kuadër të kësaj, stafi që është pjesë e këtij unioni do të mund të pajiset me vulë.

Ai ka thënë se rëndësia e kësaj vule është e madhe duke marrë parasysh edhe ndikimin e pandemisë.

Hoti: UTK është ambasador nderi i Organizatës Botërore të Turizmit

“Unioni Turizmit të Kosovës para ca ditësh është bërë ambasador nderi i Organizatës Botërore të Turizmit, ku do të ka licencë që të jap edhe vulën e cilësisë Sea Travel, ku në kuadër të unionit, të gjithë anëtarët e unionit dhe gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e unionit, në bazë të protokolleve që ka organizata botërore e turizmit, do të kenë mundësi të pajisen me këtë vulë. Roli i kësaj vule ka rendësi të madhe duke pasur parasysh ndikimin e pandemisë dhe masat njëkohësisht dhe siguron klientët të cilët vizitojnë Kosovën që të kemi siguri me të madhe, njëkohësisht i ndihmon edhe komunitetit të biznesit duke pasë parasysh qe Kosova ka jashtëzakonisht shumë... Element tjetër është që ky union ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe javën e kaluar ka filluar projekti me këtë ministri, për hulumtimin i cili ka të bëjë direkt me ndikimin e pandemisë”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se tani kanë të drejtë të certifikojnë edhe monumentet kulturore siç janë muzetë dhe vendet e tjera, ku frekuentohen nga vizitorët.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Hoteleve Turistike Shqiptare, Kujtim Dervishi thotë se kjo marrëveshje është e rëndësishme, dhe se është diskutuar që turizmi shqiptarë të bashkohet me fqinjët ndërkombëtar.

Dervish: Ta çojmë turizmin shqiptarë në turizëm bashkëkohor

“Ne e kemi marrë mjaftë seriozisht këtë takim për ta realizuar këtë marrëveshje... ne diskutuam ofruam alternativat tona për të bashkëpunuar me njëri tjetrin, për ta çuar turizmin shqiptarë në turizëm bashkëkohorë dhe t’i bashkohemi fqinjëve tanë perëndimorë”, ka thënë Dervishi.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, u ndanë mirënjohje dhe dhurata, në mes të kryetarit Hoti dhe atij Dervishi, për bashkëpunimin që kanë pasur këto dy shoqata

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat