Kryetari Bulliqi priti drejtoreshën e organizatës ”Mëshqerra”

Kosova

Kryetari Bulliqi priti drejtoreshën e organizatës ”Mëshqerra”

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:58
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me bashkëpunëtorë ka zhvilluar takim me drejtoreshën e Organizatës për Zhvillim Rural ”Mëshqerra”, Florentina Kida Gërguri.

Në takimin e sotëm të kryetarit Bulliqi me drejtoreshën e organizatës ”Mëshqerra” u bisedua për ecurinë e projektit për mbështetjen e blegtorëve llapjanë me 46 krerë lopë të racës Hollshtajn, bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit që komuna e Podujevës ka me këtë organizatë.

Kryetari Bulliqi u shpreh i interesuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm në realizimin e këtij projekti, duke siguruar transparencë në përzgjedhjen e përfituesve. Gjithashtu u shpreh i gatshëm për bashkëpunim edhe në projekte të tjera që mundësojnë mbështetje për fermerët llapjanë.

Kryetari Bulliqi tha se Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat