Komunat shprehin shqetësime për situatën me Covid dhe përballimin e gjendjes

Kosova

Komunat shprehin shqetësime për situatën me Covid dhe përballimin e gjendjes

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Foto Ilustrim

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kolegjiumi i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale diskutoi lidhur me shqetësimet për situatën me Covid-19, dhe përballimin e gjendjes gjatë angazhimit në teren dhe problematikat e hasura në luftimin e pandemisë Covid-19. Ky takim ishte nën mbështetje të programit të Ambasadës Britaneze përmes projektit me UNFPA në koordinimin e aktiviteteve mes dy niveleve të qeverisjes në betejën institucionale kundër pandemisë Covid-19.

Me këtë rast Kryesuesi i Kolegjiumit të Shëndetësisë z. Bujar Gashi informoi të pranishmit sa i përket diskutimeve në adresimin  e shqetësimeve dhe kërkesave të Komunave me Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të koordinimit më të mirë me nivelin qendror për vendimet dhe masat e ndërmarra në menaxhimin e pandemisë. Sa i përket bashkëpunimit kemi arritur një sensibilizim dhe mesazh të qartë për institucionet më të larta, gjatë takimeve të rregullta  të grupeve  punuese ajo mbetet hallka kryesore gjatë këshillimit dhe ndërmarrjes së masave dhe vendimeve në lidhje me masat parandaluese qe do të merren në të ardhmen.

Përkundër sfidave në të cilat kanë kaluar Komunat duke qenë në vijë të parë në ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin në këtë situatë pandemie, Drejtoritë Komunale të Shëndetësisë janë përballur me vështirësi të shumta në përmbushjen e kërkesave dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore në mbrojtje nga COVID-19.

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me Covid-19, Komunat po ballafaqohen me kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve në ofrimin e shërbimeve për marrjen e terapisë parenterale tek Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Njëra ndër problematikat e provuara ishte ajo e dhënies së terapisë nga mjekët privat të cilat japin një terapi të caktuar e cila nuk ofrohet në institucionet shëndetësore publike.

Një gjë e tillë po shkakton pakënaqësi tek qytetarët sa i përket ofrimit të këtyre shërbimeve në qendrat mjekësorë komunale. Andaj kërkesë e veçantë ishte edhe përcaktimi i qartë përmes udhëzuesve nga Ministrisë e Shëndetësisë në qartësimin deh vlerësimin e terapisë e cila duhet të jepet për pacientë me Covid-19.

Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Albana Morina, sqaroi se jemi në një proces të auditit nga MSH-ja, e cila do  të dokumentojë ofrimin dhe vlerësimin e këtyre shërbimeve.  Plotësimi i vazhdueshëm i saj nga Drejtoritë Komunale të Shëndetësisë, do të përcjell të dhënat dhe informatat nga tereni, në përcaktimin e masave se si duhet të veprohet në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje nga identifikimi i rasteve deri tek trajtimi dhe ofrimi i shërbimeve të duhura mjekësorë.

Njëra ndër problematikat e shfaqura ishte mungesa e stafit ne kuadër të specializimit të tyre edhe ajo e mungesës së oksigjenit në institucionet shëndetësore, andaj një shqetësim i tillë duhet të adresohet dhe të merret seriozisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa lidhur me bashkërendimin e aktiviteteve me partnerë të ndryshëm, nga AKK-ja, z. Gani Berisha informoi për bashkëpunimin me programin  me UNPFA, i cili ka për qëllim koordinimin e takimeve të Kolegjiumit të Shëndetësisë me Ministrisë së Shëndetësisë, sa i përket diskutimeve në vlerësimin e gjendjes aktuale dhe masat të cilat duhet të ndërmerren në Komunat e Kosovës, në situatën e krijuar me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat