​Kuvendi përmes rezolutës kërkon nga qeveria angazhim në parandalimin e dhunës në familje

Kosova

​Kuvendi përmes rezolutës kërkon nga qeveria angazhim në parandalimin e dhunës në familje

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vlora Limani Hajnuni, në kuadër të debatit parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje ka propozuar rezolutën që kërkon nga Qeveria e Kosovës, angazhim më të madh në koordinimin efektiv të mekanizmave shtetëror për parandalim të dhunës në familje.

Limani-Hajnuni në foltoren e Kuvendit i paraqiti katër rekomandimet për të cilat kërkojë nga deputetët të harmonizojnë dhe pas debatit ta miratojnë atë.

Limani-Hajnuni: Kërkojmë nga Kuvendi që pas diskutimeve të votojnë këto rekomandime për Qeverinë

“Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që pas diskutimeve të votojnë këto rekomandime për Qeverinë e Kosovës. Nën 1 marrja parasysh e gjitha rekomandimeve të kaluara të Kuvendit dhe përfshirja e tyre në ligjin e ri për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhunën në baza gjinore i cili është në fazën e hartimit. Nën 2 koordinimin më efekt të mekanizmave shtetëror me ojq-të dhe fondeve të dedikuara për dhunën në familje, tre të bëhet plotësim-ndryshimi i financave të pushtetit lokal dhe themelimi i granit specifik për shërbime sociale. Mes tjerash do të ndihmonte në rehabilitimin dhe ri integrimin e viktimave të dhunës në familje dhe katër të bëhet monitorimi dhe raportimi periodik në baza vjetore të ekzekutivit para Kuvendit dhe aplikohet drejtësi e paanshme për viktimat e dhunës në familje”, tha ajo.

Krahas kësaj, deputetja e LDK-së, Limani-Hajnuni kritikoi institucionet për dështimin që nuk kanë krijuar mekanizëm efektiv për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje.

Limani-Hajnuni: Institucionet tona ende nuk kanë krijuar mekanizëm efektiv për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje

“Institucionet tona ende nuk kanë krijuar mekanizëm efektiv për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje. Por më tepër, jo rrallë herë shohim një drejtësi selektive nga institucionet tona të drejtësisë, të rendit dhe ligjit kur trajtohen rastet e dhunës në familje. Janë evidentuar raste gjyqësore kur për raste të njëjta shqiptohen dënime të ndryshme varësisht nga gjinia. Kjo përbënë një diskriminim të hapur për të cilin duhet të flasim”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat