​Shtabi Emergjent në Malishevë: Kategorizimi i komunës tonë në zonën e “verdhë”, gabim i IKSHPK-së

Kosova

​Shtabi Emergjent në Malishevë: Kategorizimi i komunës tonë në zonën e “verdhë”, gabim i IKSHPK-së

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:21
Malisheva

Shtabi Emergjent Komunal në Malishevë, pas shqyrtimi të situatës me covid-19 dhe grumbullimit të të dhënave të sakta për numrin e infektimeve gjatë javës së kaluar, konsideron se kategorizimi i Komunës së Malishevës, në zonën e “verdhë” apo zonën me rrezikshmëri mesatare, është gabim në shifra nga ana e IKSHPK-së.

Sipas një komunikate të komunës, për këtë gabim në pasditen e vonshme të ditë së djeshme, janë njoftuar edhe IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, por ata nuk kanë reaguar për rregullimin e këtij gabimi.

“Gjatë javës së kaluar, në Komunën e Malishevës, janë regjistruar 38 raste me covid-19, dhe jo 45 siç i ka paraqitur IKSHPK. Të gjithë raste janë të konfirmuara nga shtabi komunal në Malishevë. Në rezultatet javës së kaluar, IKSHPK, në disa raste rastet e ritestimeve, duke i regjistruar si raste të reja. Madje ka raste kur edhe personat nga komunat tjera i ka regjistruar si raste në Malishevë, në së paku tri raste. Gjatë javës, kemi raste kur pas publikimeve, vet instituti i ka konfirmuar gabimet.

Të gjitha këto janë të dëshmuara dhe për të gjitha janë të informuar edhe IKSHPK, edhe Ministria e Shëndetësisë, por prapë nuk kanë reaguar. Shtabi Komunal Emergjent në Malishevë, e vlerëson si të dëmshëm këtë kategorizim, pasi si pasojë e gabimeve, pësojnë qytetarët e Komunës së Malishevës dhe komuniteti i biznesit. Gabimet janë njerëzore dhe të kuptueshme, por edhe reagimi dhe përmirësimi i gabimeve është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm. Kërkojmë edhe publikisht nga Ministria e Shëndetësisë që Malishevën ta kthej në kategorinë me rrezikshmëri të ulët të përhapjes së virusit, apo në zonën e gjelbër”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat