Ndërron jetë Eset Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës, ish-ushtari i UÇK-së në Zonën e Shalës

Kosova

Ndërron jetë Eset Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës, ish-ushtari i UÇK-së në Zonën e Shalës

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Eset Ujkani

Ka ndërruar jetë Eset Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës, ish-ushtari i UÇK-së në Zonën e Shalës.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur deputeti Bekim Haxhiu, përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Postimi i plotë nga Bekim Haxhiu:

U nda nga kjo jetë veterani i UÇK-së Eset Ujkani bashkëluftetari, nipi, shoku e bashkveprimtari im.

Eset Mujë Ujkani nga Vinarci i Mitrovicës ishte ushtar i UÇK-së në ZO e Shales, ishte inxhinier i diplomuar i eletroenerxhetikes,atdhetar dhe veprimtar i hershem për çlirim e bashkim kombëtar.

Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë.

I falenderoj në emër timin dhe familjes së Esetit të gjithë mjekët, personelin shendetësor e mbeshtetës që bënë maksimumin për përkujdesje në veçanti Dr. Naim Kuçin dhe ekipen e kujdesit intenziv qendror.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës o nipi im atdhetar i devotshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat