Mbyllet grupi që po punon në ligjin për financimin e partive, reagon KDI

Kosova

Mbyllet grupi që po punon në ligjin për financimin e partive, reagon KDI

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Ismet Kryeziu

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu reagoi pas mbylljes për publikut të grupit punues për projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Postimi i plotë i Kryeziut në Facebook:

Punimet e grupit punues për projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike të jenë transparente dhe gjithëpërfshirëse

Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Buxhet dhe Transfere njoftoi që sot do të mbahet takimi i parë i grupit punues lidhur me projektligjin për financimin e subjekteve politike, pa prezencën e publikut.

Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova konsideron që mbyllja e punimeve të grupit punues lidhur me këtë projektligj, është vijimësi e një praktike jo të mirë nga legjislatura e kaluar, që ishte kundërshtuar nga shoqëria civile.

Duke qenë një projektligj shumë i rëndësishëm, KDI kërkon që grupi punues të hapë punimet dhe t’i ofrojë hapësirë shoqërisë civile për të dhënë kontributin e saj për një ligj sa më përmbajtësor, në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies financiare të subjekteve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat