Limaj: Vjosa ma shumë po ka qejf me i thënë presidente se kryetare e Kuvendit

Kosova

Limaj: Vjosa ma shumë po ka qejf me i thënë presidente se kryetare e Kuvendit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 22:28
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing  se detyra e Vjosa Osmanit është të mirëmbajë zyrën e presidentit në mungesë e jo të marrë kompetencat e plota.

“Shikoni, Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës dhe nuk i ka kompetencat e plota. Nuk është se e kanë zgjedhur për të qenë në atë pozitë.

Ajo e mori atë pasi po mungon presidenti. Duket ajo po ka qejf me i thënë presidente se kryetare e Kuvendit”, tha ai.

“Duhet ta ketë të qartë se ajo është aty vetëm përkohësisht që pozita e presidentit të mos qëndrojë bosh”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat