Bulliqi mban premtimet: Shtohen edhe shtatë shtretër për pacientët me COVID në Podujevë

Kosova

Bulliqi mban premtimet: Shtohen edhe shtatë shtretër për pacientët me COVID në Podujevë

Nga: A.Morina Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i ri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur premtimin duke filluar me veprime të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në Qendrën për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Bulliqi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Qendrës për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Podujevë i janë shtuar edhe shtatë shtretër.

"Ashtu siç jemi zotuar në fushaten zgjedhore kemi ndërmarrë veprimet e menjëhershme për përmirësimin e kushteve në Qendrën për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Kjo qendër tash ka një hapësirë dhe ambient më të përshtatshëm për pacientët dhe stafin mjekësor. Katër shtretërve, që kishte për trajtimin e pacientëve me Covid-19, tashmë i janë shtuar edhe shtatë të tjerë, duke çuar në 11 numrin e tyre", tha Bulliqi, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Qendrës për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në Podujevë i shtohen edhe shtatë shtretër.

Ashtu siç jemi zotuar në fushaten zgjedhore kemi ndërmarrë veprimet e menjëhershme për përmirësimin e kushteve në Qendrën për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Kjo qendër tash ka një hapësirë dhe ambient më të përshtatshëm për pacientët dhe stafin mjekësor. Katër shtretërve, që kishte për trajtimin e pacientëve me Covid-19, tashmë i janë shtuar edhe shtatë të tjerë, duke çuar në 11 numrin e tyre.

Gjithashtu, Qendra për trajtimin e pacientëve me Covid-19 është pajisur edhe me dy bombola të tjera të oksigjenit dhe janë siguruar edhe medikamente mjekësore të nevojshme.

Prioriteti kryesor i angazhimeve të mia në sektorin e shëndetësisë do të jetë krijimi i kushteve sa më të mira për pacientët që janë të prekur me Covid-19, të cilët kërkojnë trajtim në këtë qendër.

Krahas furnizimit me shtretër dhe bombola të oksigjenit, në bazë të kërkesës së stafit mjekësor, kemi siguruar edhe një automjet shtesë për nevojat e kësaj qendre dhe është angazhuar një vozitës nga administrata komunale, që do të jetë në dispozicion të kësaj qendre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat