65 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Kosova

65 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Foto Ilustrim

Zyra për informim në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se sot në këtë komunë janë regjistruar edhe dy raste të infektuara me COVID-19.

Sipas kësaj zyre, nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me këtë virus janë infektuar 523 persona, prej tyre 426 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktive janë 65 raste.

Njoftimi i plotë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dy raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Raste e reja vijnë nga fshatrat Bubavec dhe Turjakë, ndërsa numri i personave aktiv me covid-19 në Malishevë, është 65 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 523 raste, prej tyre 426 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 65 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat