Qytetarët në dyshim për mbajtjen e zgjedhjeve në pandemi, s’presin ndryshime

Kosova

Qytetarët në dyshim për mbajtjen e zgjedhjeve në pandemi, s’presin ndryshime

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:13
Foto Ilustrim

Pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë së Avdullah Hotit, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Këtë vendim tashmë e kanë pritur dhe pranuar të gjitha partitë politike, të cilat edhe kanë zhvilluar takime me ushtruesen në detyrë së presidentes Vjosa Osmani, për t’u dakorduar për datën e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve.

Nga ana tjetër disa prej qytetarëve mendojnë që vendi duhet të shkohet në zgjedhje, por nuk e shohin të përshtatshme në këtë periudhë mbajtjen e zgjedhjeve për shkak të pandemisë.

Valon Selimi mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Sipas tij, dhe duhet të provohet një Qeveri tjetër.

“Unë mendoj se këta tjerët krejt i kemi provuar prej 20 vjetësh, pse të mos e provojmë edhe këtë – Qeverinë e Vetëvendosjes”.

Bahrije Ispahiju thotë se nuk ka qenë koha e duhur të mbahen zgjedhjet shkaku i pandemisë.

“Tashti kjo pandemia që është, por prapë më mirë”.

Sufije Rashica tha se nuk pret ndryshime pas zgjedhjeve.

“Jo si gjithë na mbytën nëpër zgjedhje t’u hy, vetëm për karrige dhe për veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat