Bie numri i pacientëve që po trajtohen për Covid-19 në spitale

Kosova

Bie numri i pacientëve që po trajtohen për Covid-19 në spitale

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 892 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës.

Nga këta pacientë, 396 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 415 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Prej tyre 7 në respiratorë dhe 30 me CPAP maskë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat