Debat për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis të ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Merdar

Kosova

Debat për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis të ndërtimit të autoudhës Prishtinë-Merdar

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Pamje nga takimi

Në Komunën e Podujevës sot është mbajtur debat lidhur me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis të ndërtimit të autoudhës Prishtinë- Merdar, i cili u organizua, nga kompania Eco-experts Consulting e angazhuar nga Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Komunën e Podujevës.

Përfaqësuesja nga kompania Eco-experts Consulting, znj.Ferdije Zhushi gjatë prezantimit të raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis të ndërtimit të segmentit të autoudhës Prishtinë-Merdar, foli për trasenë dhe rajonet të cilat do të përfshihen me projektin e ndërtimit të autoudhës dhe për strategjinë për mbrojtjen e florës dhe faunës, strategji, e cila sipas saj, është e bazuar në konventa europiane.

Në debat morën pjesë nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Bujar Hasani, drejtori i Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtori i Bujqësisë, Vigan Salihu dhe zyrtarë të tjerë komunal dhe përfaqësues nga kompania e kontraktuar Eco-experts Consulting.

Nënkryetarja Lahu, falënderoi znj. Zhushi për prezantimin e detajuar dhe e vlerësoi raportin për mbrojtjen e hapësirës mjedisore gjatë punimit të autoudhës, gjegjësisht mbrojtjen e faunës në rajonin e Llapit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat