Bashkatdhetarët kthehen nga Kosova, kolona deri në 300 metra në Merdare

Kosova

Bashkatdhetarët kthehen nga Kosova, kolona deri në 300 metra në Merdare

Më: 1 janar 2021 Në ora: 20:50
Ilustrim

Kur jemi në përfundim të festave të fundvitit, shumë nga bashkatdhetarët të cilët kishin ardhur në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e tyre në Evropë atje ku jetojnë dhe punojnë.

E një gjë e tillë ka bërë që tashmë në pikat kufitare të krijohen kolona të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikës kufitare me Serbinë, në Merdare kolona është e gjatë 300 metra, e qytetarët po detyrohen të presin nga 90 deri në 120 minuta.

Kolona të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku gjatësia e kolonës së veturave arrin në 100 metra.

Kujtojmë se gjatë muajit dhjetor pati ardhje rekord të diasporës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat