Banorët e fshatit Kërvasari të Malishevës ankohen për mungesa të gjata të energjisë elektrike

Kosova

Banorët e fshatit Kërvasari të Malishevës ankohen për mungesa të gjata të energjisë elektrike

Më: 4 janar 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Kërvasari të Komunës së Malishevës po ankohen për reduktime të gjata të energjisë elektrike.

Përkundër pagesave më rregull, banorët thonë se KEDS nuk e ofron shërbimin si duhet duke shkaktuar edhe dëme.

Sipas tyre, një gjendje e tillë po vazhdon tash e një muaj, ndërsa KEDS arsyetohet se duke thënë se reduktimet janë pasojë e ngarkesave të mëdha.

Banorët thonë se i janë drejtuar edhe organeve komunale, porse as ata nuk e kanë të qartë se pse po ndodhin reduktime apo se deri kur do të vazhdojnë, raporton KP.

Banorët shprehen të indinjuar dhe kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë pasi është e padurueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat