Cili është niveli i thatësisë në Kosovë për vitin hidrologjik tetor 2019 -shtator 2020?

Kosova

Cili është niveli i thatësisë në Kosovë për vitin hidrologjik tetor 2019 -shtator 2020?

Më: 5 janar 2021 Në ora: 09:50
Foto Ilustrim

Me qёllim tё informimit tё publikun, kompanive regjionale te ujesjellesit dhe politikbёrёsve, pёr nivelin e thatёsisё/lageshtisё nё Kosovё, nё mёnyrё qё tё arrihet menagjim mё i mirё i resurseve ujore dhe zhvillim tё qёndrueshёm ekonomik, IHMK pёmes sektorit tё hidrologjisë, në vazhdimësi bënë vlersimin e nivelit të thatësisë/lagështisë në Kosovë bazuar në indeksin e standardizimit të reshjeve /SPI.

Nga analiza e indeksit tё standardizimit tё reshjeve /SPI pёr vitin hidrologjik tetor 2019- shtator 2020 ёshtё verejtё se kushtet e thatёsisё/lagёshtisё nё pjesёn veriore dhe verilindore tё Kosovёs janё nё nivelin e njё ngritje tё lehtё tё lagёshtisё /SIM dhe nё nivelin afёr normales /N, e nё disa vende, si nё afёrsi tё Podujevёs dhe tё Leposaviqit, nё lagёshti tё moderuar /MIM.

Nё pjesёn veriperёndimor, juglindore dhe pjesёrisht pjesa qendrore e Kosovёs janё dominuar me nivelin e lagёshtisё normle dhe afёr normales/N. Ndёrsa pjesa jugore, jugperёndimore dhe pjesёrisht pjesa qendrore e Kosovёs ёshtё dominuar me kushte tё thatёsisё sё ulёt /MID, me pёrjashtim tё zonёs sё Prizrenit ku ёshtё paraqitё gjendje e thatёsisё sё moderuar, siç shihet edhe nga harta e paraqitur mё lartё.

Ne pergjithesi bazuar ne ideksin e standardizimit te reshjeve /SPI te paraqitur edhe ne menyre hartografike, gjate vitit hidrologjik 2019/2020 kushtet e thatesise/lageshtise ne Kosovё ishin tё ndryshueshme ne aspektin hapsinor, qe nёnkupton se edhe shpёrndarja hapsinore e sasisё sё reshjeve nё Kosovё ka qenё heterogjene

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat