Në Brezne të Dragashit rrëzohet shtylla elektrike, rrezikohen qytetarët

Kosova

Në Brezne të Dragashit rrëzohet shtylla elektrike, rrezikohen qytetarët

Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:56
Brezne

Moti i keq që është duke zotëruar këto ditë në Kosovë, është duke shkaktuar dëme të mëdha nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës, në fshatin Brezne të Dragashit janë dëmtuar shtyllat elektrike, të cilët tashmë po shkaktojë rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Banorë të këtij fshati kanë publikuar fotot me shtyllat e rrëzuara dhe kanë kërkuar nga bashkëfshatarët e tyre që të kenë kujdes gjatë kalimit nëpër rrugë.

Ja pamjet nga vendi i ngjarjes:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat