Hoxhaj në Klinë: Do ta fuqizojmë e rikthejmë PDK-në

Kosova

Hoxhaj në Klinë: Do ta fuqizojmë e rikthejmë PDK-në

Nga: A.SH Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:57
Enver Hoxhaj

Kandidati i PDK-së për kryeministër Enver Hoxhaj, sot ka takuar strukturat e PDK-së në Klinë.

AI nga atje theksoi se, shumë shpejt do ta fuqizojmë e rikthejmë PDK-në.

Postimi në Facebook:

Një takim i mrekullueshëm me strukturat e PDK-së në Klinë. Anëtarë që kanë punuar dhe punojnë për vendin e edhe për Klinën në veçanti. Së shpejti, bashkë me ta, do ta fuqizojmë e rikthejmë PDK-në në Klinë!

Bashkë me anëtarët e kryesisë, Bajrush Xhemajlin dhe Blerta Deliu – Kodra, pamë entuziazmin e anëtarëve të degës, të cilët i bashkohen idesë tonë për plane konkrete për të vazhduar shtetndërtimin e vendit, për të krijuar vende të reja të punës dhe për ta nxjerrë Kosovën nga izolimi. #HoxhajKryeministër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat