Rahoveci në gjendje të rëndë, Komuna kërkon përkrahje nga Qeveria

Kosova

Rahoveci në gjendje të rëndë, Komuna kërkon përkrahje nga Qeveria

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:50
Rahovec

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar përkrahje urgjente nga Qeveria për shkak të gjendjes së rëndë nga vërshimet.

Latifi ka vizituar disa nga zonat e prekura të kësaj komune derisa thotë se përmbytjet kanë përfshirë shtëpitë, bizneset dhe objektet publike.

“Përmbytjet nga ujërat dhe pasoja kemi në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike në Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët, Ratkoc, Malësi eVogël, Gexhë, Celinë, Xërxë, Retijë, Dejn, Krushë e Madhe, Çifllak, Hoçë e Vogël, Dobidol, Pastasel, Polluzhë, Kramavik etj. Pra, në qytet dhe në shumicën e fshatrave, si pasojë e reshjeve të mbrëmshme dhe erërave të forta kemi: shembje të mureve dhe të dheut në qytetin e Rahovecit, si në: rr.” Milaim n Morina dhe rr. “Mexhit Mustafa” si dhe shembje të murit në rr. “Vëllezërit Frashëri” dhe në disa fshatra”, ka shkruar ai.

Latifi ka bërë me dije se se janë formuar komisione të veçanta që do merren me vlerësimin e dëmeve.

“Me vendimin tim janë formuar komisione të veçanta të vlerësimit, të cilat po regjistrojnë dëmet e mëdha që janë amvisëri, ekonomi të shumta familjare, bujqësi dhe infrastrukturën publike. Po bëjmë krejt çka është e mundshme si komunë, e pas hartimit të raporteve të vlerësimit, do të kërkojmë nga institucionet qendrore në Prishtinë përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve”, thuhet tutje në njoftimin e Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat