Sulmohet një infermiere në Klinikën Infektive, reagon ShSKUK-ja

Kosova

Sulmohet një infermiere në Klinikën Infektive, reagon ShSKUK-ja

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se mbrëmë është sulmuar në vendin e punës një infermiere.

“ShSKUK është njoftuar nga drejtoria e Klinikës Infektive, se mbrëmë nga familjarja e një pacienti, në vendin e punës është sulmuar infermieria Z. M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë.

ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve. 

Njoftimi i plotë

Prishtinë, 12 janar 2021

Zyra e drejtorit të përgjithshëm- ShSKUK

Komunikatë për medie

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është njoftuar nga drejtoria e Klinikës Infektive, se mbrëmë nga familjarja e një pacienti, në vendin e punës është sulmuar infermieria Z. M, e angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë.

ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj infermieres, duke kërkuar sërish nga organet kompetente të ndërmarrin masa urgjente ndaj sulmuesve të punëtorëve shëndetësorë, sulme këto që kohëve të fundit janë shpeshtuar.

Punëtorët shëndetësorë të ShSKUK-së që nga fillimi i pandemisë janë duke punuar me orar të stërzgjatur, me angazhim maksimal për të ofruar shërbimet e nevojshme ndaj pacientëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat