Përsëri organizohet bixhoz ilegal në Karaçevë, një i arrestuar

Kosova

Përsëri organizohet bixhoz ilegal në Karaçevë, një i arrestuar

Më: 13 janar 2021 Në ora: 08:46
Karaçevë

Bixhozi ilegal po vazhdon të ushtrohet ilegalisht. Në fshatin Karaçevë të komunës së Kamenicës, të martën njësiti policor i drejtorisë së hetimit kundër krimeve ekonomike ka dorëzuar një pistoletë me gaz të cilën e kishte gjetur gjatë kontrollit të një kazinoje.

Mësohet gjithashtu se pronari i armës nuk dihet për momentin dhe rasti është duke u hetuar.

Sinjalizuesit e gazetës kanë njoftuar gjithashtu edhe për një rast tjetër të organizimit të skemave piramidale e bixhozit të paligjshëm.

Të martën, është arrestuar edhe një i dyshuar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur.

Po ashtu mësohet se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në shtator të vitit 2020, Njësia Speciale e Kosovës bashkë me Policinë u fut në zonën kufitare në Karaçevë, e nga po ky aksion rrënoi objekte të shumta të kazinove që ushtroheshin ilegalisht.

Atje pati arrestuar edhe mbi 30 të dyshuar për bixhoz ilegal, të cilët ishin dyshuar edhe për kontrabandim me njerëz, armë e narkotikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat