Aktualisht asnjë foshnje e infektuar me koronavirus në Kosovë

Kosova

Aktualisht asnjë foshnje e infektuar me koronavirus në Kosovë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Nga virusi COVID-19 nuk shpëtuan as bebet e posalindura.

Disa bebe u infektuan me virusin, e u trajtuan në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, në një hapësirë të veçantë në repartin intensiv.

Edhe foshnjat ishin me simptoma e terapi, derisa u trajtuan nga stafi mjekësor, i cili ishte i përgatitur për këtë sfidë.

Që nga fillimi i pandemisë janë 4 foshnjë të prekura me COVID-19, derisa të dyshuara ishin 60 sosh.

Për fat të mirë asnjë nga këto bebe nuk ka vdekur, dhe të gjitha janë shëruar.

Aktualisht në Klinkën e Neonatologjisë nuk ka asnjë foshnjë të infektuar, derisa foshnja e fundit u shërua dhe u lirua për në shtëpi para 3 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat