“Qatar Charity” dhuron 380 pako ushqimore për familjet në nevojë në Podujevë

Kosova

“Qatar Charity” dhuron 380 pako ushqimore për familjet në nevojë në Podujevë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:05
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim Mahmut Abbas - drejtor i përgjithshëm i Organizatës “Qatar Charity”, me të cilin u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit të sotëm, kryetari Bulliqi dhe drejtori i përgjithshëm i “Qatar Charity” nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit në disa fusha.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar “Qatar Charity” qysh nesër do të sjell donacion 380 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Me këtë rast kryetari Bulliqi e falënderoi z.Abbas për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të organizates në realizimin e projekteve të ndryshme në Komunën e Podujevës.

Gjithashtu, në takim u bisedua për realizimin e projekteve të tjera gjatë këtij viti nga kjo shoqatë në Komunën e Podujevës.

“Qatar Charity” në partneritet me Komunën e Podujevës do të investojë në shëndetësi, bujqësi dhe çështjen e banimit për familjet në nevojë.

Kjo organizatë deri tani ka ndërtuar dy shtëpi banimi për familje me gjendje të rëndë sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat