Turistë të shumtë nga Shqipëria në Prevallë, në kohë pandemie

Kosova

Turistë të shumtë nga Shqipëria në Prevallë, në kohë pandemie

Më: 23 janar 2021 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Qytetarë të shumtë të Kosovës e Shqipërisë e kanë zgjedhur Prevallën për ta kaluar këtë fundjavë.

Ata nuk i ka ndalur as pandemia që ta vizitojnë këtë vend dhe të kalojnë kohë me familjen e shoqërinë.

Shumica prej tyre, të shtunën, nuk respektonin rekomandimet e institucioneve.

Por, turistët nga Shqipëria, ndonëse thonë se vendi është shumë i bukur, kanë ankesa për infrastrukturën.

E banorët e Prevallës, të cilët kanë edhe biznese këtu, thonë se pandemia nuk ka ndikuar që të bjerë numri i vizitorëve në këtë sezon.

Qeveria e Kosovës nga 15 janari lejoi grumbullimet në vende publike deri në 50 persona dhe lejoi punën në qendra të skijimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat