​Haradinaj në Klinë: Ndihmat për bizneset dhe qytetarët do të jenë prioritet i yni

Kosova

​Haradinaj në Klinë: Ndihmat për bizneset dhe qytetarët do të jenë prioritet i yni

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:02
Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot është takuar me strukturat e degës së AAK-së në Klinë.

Haradinaj ka njoftuar se në këtë takim ka shpalosur pjesë të Programit të Aleancës.

“Rritja ekonomike, ruajtja dhe shtimi i vendeve të punës, ndihmat për bizneset dhe qytetarët do të jenë prioritet i yni për tejkalimin e krizës dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Në takimin me strukturat e degës në Klinë, shpalosa pjesë të Programit të Aleancës.

Rritja ekonomike, ruajtja dhe shtimi i vendeve të punës, ndihmat për bizneset dhe qytetarët do të jenë prioritet i yni për tejkalimin e krizës dhe stimulimin e zhvillimit ekonomik.

#ForcaeKosovës

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat