10 të shëruar dhe 4 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

10 të shëruar dhe 4 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 29 janar 2021 Në ora: 16:21
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dhjetë persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me IKSHPK, me IRSHP në Prizren dhe me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 733 persona, prej tyre 572 janë shëruar, 44 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 117 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat