Gjysmë milioni euro do të investohen për infrastrukturë në Istog

Kosova

Gjysmë milioni euro do të investohen për infrastrukturë në Istog

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 13:07
Arban Abrashi dhe Haki Rugova

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova.

Ministri Abrashi tha se në Komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore, në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.

 Rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc, në vlerë prej 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se kanë pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapa për vitin 2021.​

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat