Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Organizatës “Help” dhe Komunës së Fushë-Kosovës

Kosova

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Organizatës “Help” dhe Komunës së Fushë-Kosovës

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:16
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Organiztën Gjermane “Help”, për mbështetje të projektit "Gratë ndërmarrëse në energji (Women Energy Entrepreneur)”. Në kuadër të këtij projekti, që ka për qëllim zhvillimin e ndërmarrësisë përmes shfrytëzimit me efecient të energjisë, do të dhurohen 16 grante për gratë ndërmarrëse.

Shqipe Breznica, drejtoreshë e Organizatës “Help”, tha se nga kjo skemë e granteve për blerjen e pajisjeve të cilat kursejnë energji elektrike do të përfitojnë 16 gra ndërmarrëse.

Me këtë rast, kryetari Berisha ka falënderuar Organizatën “Help” si partnere e projektit që realizohet nga Fondacioni i Mileniumit në Kosovë.

Ndërkaq, Ekerem Berjani, drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, tha se investimi në pajisje që kursejnë energji elektrike, për çka është i destinuar ky projekt, do t`i ndihmojë gratë në uljen e shpenzimeve operative dhe orientimin e atyre mjeteve në rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre.

Gratë mund të aplikojnë pasi të hapet konkursi, ku përzgjedhja do të bëhet përmes një procesi transparent. Ndërsa, projekti realizohet në bashkëpunim dhe participim me komunën e Fushë-Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat