Bulliqi i dorëzoi 650 ekzemplarë librash Bibliotekës së Qytetit

Kosova

Bulliqi i dorëzoi 650 ekzemplarë librash Bibliotekës së Qytetit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, ka vizituar sot Bibliotekën e Qytetit, me ç’rast i ka dorëzuar 650 ekzemplarë me dhjetëra tituj librash.

Gjatë vizitës së sotme kryetari Bulliqi ka parë nga afër kushtet që ofron Biblioteka e Qytetit për lexuesit.

Me këtë rast kryetari tha se Komuna është duke investuar në krijimin e kushteve më të mira për lexuesit.

“Kemi zgjatur orarin dhe biblioteka është e hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00. Sallën e leximit e kemi pajisur me dy kompjuterë dhe Wifi free, pas kërkesës së studentëve për të ndjekur ligjëratat online”, tha kryetari Bulliqi, duke përmendur edhe rregullimin e ngrohjes dhe përmirësimin e ndriçimit.

Kryetari Bulliqi tha se me krijimi i kushteve më të mira është rritur edhe numri i lexuesve.

Në kuadër të investimeve për pasurimin e fondit të librave, kryetari Bulliqi bashkë me drejtorët Fetahu dhe Kutllovci, i kanë dorëzuar bibliotekës një fond prej 650 librash, të siguruara përmes Drejtorisë së Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat